Politike

Betimi i Përparim Kalos, Soreca: Punë të mbarë Gjykatës Kushtetuese

24 Dhjetor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Betimi i Përparim Kalos, Soreca: Punë të mbarë Gjykatës

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përgëzuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca shkruan se betimi i Përparim Kalos është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë dhe qytetarët.

‘Sot z. Perparim Kalo është betuar nga Presidenti si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i urojmë punë të mirë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për Shqiperine, qytetarët e saj dhe drejtësine ne reformë .’- shkruan Soreca.

Perparim Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese i cili u betua diten e sotme, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të vitit 2018. Plotësimi i vendit të gjashtë në Kushtetuese, ‘ringjalli’ pas 3 vitesh organin më të lartë të drejtësisë në vendin tonë, i cili ishte jofunksional. Procesi i Vettingut i shkarkoi të gjithë anëtarët e Gjykatës, përveç Vitore Tushës. Kjo e fundit ka marrë përkohësisht postin e kryetares së përkohshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese përparim kalo luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese përparim kalo

Sondazh

Poll