Politike

24 Dhjetor 2020, 10:27 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet përgjegjës për Kosovën, u shpreh se nuk ka asnjë problem me presidenten Vjosa Osmani, e cila vizitoi Shqipërinë një javë më parë. Ndërsa ankesat e Osmanit për traun, Rama i cilësoi groteske duke shtuar se ajo kishte ardhur në vendin tonë për të marrë vota.


Fjala e plote e Edi Rames:

Objektivi unë ka qënë dhe mbetet 0 probleme me fqinjët, por nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Përtej kësaj nuk është se kemi probleme. Nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj përkufizim është se prej disa kohësh, polika e brendshme është e jashtme dhe anasjellta. Është problem që e shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante me udhëheqësit dhe e publikisht. Një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës, disa e ngrenë ditën dhe disa e shembin natën. E pakonsiderueshme që një qeveri legjitime të firmosë në Shtëpinë e Bardhë dhe presidentja të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme. Akoma më grotesk është debati për traun, paraqitet si kufi. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Nuk është kufi, sikundër trau që do të vendoset në Milot-Fier. Nuk është kufi. Kjo është konceptuale, s’ka probleme mes shteteve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Bëhet me mjete të tjera para se të fitohej liria. Facebook, Instagram dhe deklaratat nuk përdoren as si topa dhe as si pushkë. Lëndojnë dhe plagosin veten. Nuk lëndojnë dhe plagosin kundërshtarin. Me atë formë nuk do ta kishim hapur linjën e energjisë Shqipëri-Kosovë. Vlen ajo sesa 1001 deklarata vulgare pseudo-folklorike.

LAJMI KRYESOR: Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypin. Vjosa Osmani? Groteske, erdhi për vota. Skavica do kthejë vendin në fuqi eksportuese

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vjosa osmani edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll