Aktualitet

Ulqinaku zbulon letrën e ardhur nga COVAX: Për tre muaj, vaksina antiCovid vjen në Shqipëri

23 Dhjetor 2020, 21:49 Nga DOSJA
Ulqinaku zbulon letrën e ardhur nga COVAX: Për tre muaj, vaksina

TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCovid do të vijë në Shqipëri.

I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë infoacion.

“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”- tha Ulqinaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku vaksina anti-covid ne shqiperi dritan ulqinaku vaksina anti-covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 20:13

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për ...