Politike

Presidenti Meta: Komisioni i Venecias e ka sqaruar qartë, ka qenë mazhoranca që bllokoi KED dhe Gjykatën Kushtetuese për 3

23 Dhjetor 2020, 21:23 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Komisioni i Venecias e ka sqaruar qartë, ka qenë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar drejtpërdrejt maxhorancën në mbajtjen peng për tre vite të Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha se kjo gjë është e thënë qartë edhe në raportin e Komisionit të Venezias.

Pjesë nga Intervista

Gazetari: Kemi ambasadoren amerikane dhe atë të Bashkimit Europian, të cilët këmbëngulin që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda dhjetorit. Si është e vërteta?

Presidenti Meta: Kush përfitoi më shumë se tre vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë Ju, çfarë ndodhi në Kosovë? Gjykata Kushtetuese u shpreh, qeveria është e paligjshme. Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standardeve,  pa dyshim që,  duhet të kishte thënë me kohë, që ky është një Parlament jo kushtetues, këta deputet që kanë hyrë janë jo kushtetues. Edhe, që shumica e PPP-ve me miliarda euro gjatë këtyre dy viteve, që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese, janë gjithashtu anti-kushtetuese edhe në kundërshti me interesin publik. Mendoj që edhe Komisioni i Venecias, e ka sqaruar shumë qartë në të kaluar këtë debat, që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të maxhorancës në krye të KED-së, edhe në krye të vet Parlamentit. Bllokimi sistematik që maxhoranca i ka bërë KED-ve, vit pas viti. Është e qartë, që në gjithë këtë histori i vetmi institucion gjithashtu, dhe i vetmi person, sepse përveç angazhimit tim për më shumë se tre vitesh si President dhe në angazhimin e mëparshëm si Kryetari i Kuvendit, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese. Këtë e dinë të gjithë aktorët e tjerë dhe bashkëfajtorët, se përse  pse jemi në këtë situatë. Presidenti, gjithmonë ka qenë kryesori që ka kërkuar bashkëpunim. Dihen veprimet e tyre të njëanshme, vetëm me një qëllim , për kapjen e Gjykatës Kushtetues, siç kanë bërë me institucionet e tjera të drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll