Politike

Meta uron Princeshën Geraldinë për Krishtlindje: Të ketë një jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat shqiptare

23 Dhjetor 2020, 20:21 Nga DOSJA
Meta uron Princeshën Geraldinë për Krishtlindje: Të

TIRANË-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar për Krishtlindje vajzën e Princ Lekës dhe princeshë Elia Zaharia, Geraldine. Në një postim në Facebook ai i ka uruar Princeshës jetë të gjatë dhe shpreson që ajo të trashëgojë vlerat e mira shqiptarë.

“I uroj Princeshës së vogël Geraldine, yllit të bukur e më të shndritshëm të kësaj Krishtlindjeje, pasardhëses së re të familjes mbretërore, të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj. Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka!” tha ai.

Princ Leka dhe Elia Zahariau bënë prindër për herë të parë në tetor të këtij viti. Ata zgjodhën ta pagëzonin vajzën e tyre që prezantuan sot me emrin Geraldinë, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elia zaharia geraldine ilir meta elia zaharia geraldine ilir meta

Sondazh

Poll