Politike

“Kjo eshte fytyra e qeverisjes vendore ne Durres”/ Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë mundësi as të ankohen në Bash

23 Dhjetor 2020, 20:39 Nga DOSJA
“Kjo eshte fytyra e qeverisjes vendore ne Durres”/ Bylykbashi:

DURRËS- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki ka denoncuar në rrjetet sociale qeverisjen vendore në qytetin e Durrësit. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Bashkia e Durrësit nuk kujdeset më për qytetarët e saj po për Edi Ramën. Ai ka postuar një video ku shihen disa nga dëshmitë e njerëze në Durrës ku shprehen se nuk kanë mundësi që të ankohen për problemet që kanë pasi askush nuk i hap derën.

Më posht, Bykykbashi ka shkruar se pushteti në Durrës nuk është për popullin por mbi popullin pasi ata po i paguajnë të gjitha detyrimet e tyre ndërsa nuk po marin dot nga bashkia e Durrësit as shërbimet bazë.

“Kjo eshte fytyra e qeverisjes vendore ne Durres. Si kjo eshte ne te gjithe Shqiperine. Nje pushtet bashkiak qe nuk ka dale nga vota e popullit por eshte emeruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ka fytyren e tij. Nuk eshte pushtet nga populli dhe as per popullin. Eshte pushtet mbi popullin. I qendron mbi kurriz me taksa, gjoba, fatura afrofe sherbimesh qe nuk i marrin, vjedhje me tendera, koncensione, leje ndertimi qe po u zene frymen durrsakeve. Askush nuk e njeh kryetaren kukull te bashkise qe kur i vjen padroni nuk guxon as te ulet ne karrigen e saj. Bashkia nuk egziston per qytetaret. Bashkia nuk pyet per ta sepse jane vetem statistike dhe subjekte per tu taksuar e rrjepur. Durrsaket per bashkine e Kryeministrit nuk jane shtetas por NENshtetas, nuk kane te drejte as te ankohen. Bashkine do t’ia shkulim nga kthetrat kesaj klike grabitqare dhe do t’ia kthejme durrsakeve. #25prill2021”, shkroi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bykykbashi oerd bykykbashi

Sondazh

Poll