Politike

Bindja Demokratike/ Qytetarët nxjerrin zbuluar Patozin: Na falsifikoi firmat për të regjistruar partinë

27 Prill 2019, 09:20 Nga DOSJA
Bindja Demokratike/ Qytetarët nxjerrin zbuluar Patozin: Na falsifikoi

TIRANË- Tre ditë më parë, Astrit Patozi deklaroi se kishte dorëzuar në gjykatë dokumentacionin me 4000 firma qytetarësh për krijimin e forcës më të re politike në vend, Bindja Demokratike.

Por, sipas asaj që ka zbuluar Neës 24, me dokumentacionin e dorëzuar në gjykatë disa nga firmëtarët janë fiktivë.

Dritan Agushi, Zyber Molla, Shyqyri Proshka, Mehmet Sheme dhe Mirjan Krasniqi janë qytetarët, të cilët ankohen, se firmat e tyre në radhët e kësaj partie, janë fiktive.

Dritan Agushi nga qyteti i Kavajës deklaroi se ishte vënë në dijeni nga familjarët që emri i tij ishte në listën e themeluesve. Ai thotë se ndodhet jashtë vendit dhe se firma e tij është falsifikuar, madje premton se do ta ndjekë ligjërisht çështjen.

Këta qytetarë shprehin gatishmërinë e tyre të vendosin para gjykatës specifikimet e shkrimit të tyre për të verifikuar shkencërisht se firmat për rregjistrimin e Bindjes Demokratike janë falsifikuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astri patozi bindja demokratike falsifikimi i firmave astri patozi bindja demokratike falsifikimi i firmave

Sondazh

Poll