Politike

Takimi i Presidentit me partitë aleate të opozitës, PD: S’kemi ftesë, nuk janë konsultuar me ne

26 Prill 2019, 19:48 Nga DOSJA
Takimi i Presidentit me partitë aleate të opozitës, PD:

Partitë e vogla do të zhvillojnë një takim me Presidentin Ilir Meta, lidhur me krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

Por Partia Demokratike shprehet se nuk ka një ftesë për të qenë në këtë tryezë, dhe se vendimi ka qenë individual i partive aleate i cili nuk është diskutuar.

“Ata i kanë bërë thirrje presidentit të marrë përgjegjësitë e veta kushtetuese sepse presidenti përfaqëson popullin. Jemi në krizë institucionale. Nuk ka qenë një vendimmarrje e koalicionit. Ka qenë një iniciativë e tyre. Nuk është diskutuar më parë kjo çështje.

Secila nga partitë e koalicionit opozitar ka iniciativat e veta politike. Kjo çështje nuk është shtruar në diskutim.

Në dijeninë time, presidenti nuk ka ftuar Partinë Demokratike. Sapo të kemi një ftesë do ta shqyrtojmë dhe do ta bëjmë publik. Marrëveshje me Edi Ramën nuk ka për të patur”, tha Bardhi në “Java” në RTSH.

Duke u ndalur tek 10 pikat e marrëveshjes së opozitës së bashkuar, Bardhi tha: “Interesi i partisë demokratike, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është që të nxisë përplasje mes shqiptarëve, detyra jonë është jo luftë mes shqiptarëve me shqiptarët, luftën e kemi me një qeveri ilegjitime, një qeveri që sillet si bandë, por nuk kemi asnjë përplasje me një socialist apo një person që ka një mendim ndryshe. Nuk do të ketë luftë mes demokratëve e socialistëve”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta takim me partitë e vogla partitë e vogla nuk konsultohen me pd meta takim me partitë e vogla partitë e vogla nuk konsultohen me pd

Sondazh

Poll