Politike

‘Mes nesh s’ka më paqe’, Tom Doshi rikthehet pas katër vitesh krah Ramës në Shkodër (Video)

26 Prill 2019, 18:32 Nga DOSJA
‘Mes nesh s’ka më paqe’, Tom Doshi rikthehet pas

SHKODËR– Në takimin e tij me qytetarët në Shkodër, kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga person tejet i veçantë. Bëhet fjalë për ish-deputetin socialit Tom Doshi.

Mesa duket dyshja i ka lënë pas mosmarrëshjet mes tyre duke bërë që deputeti i PDS-së të qëndrojë krah Ramës, në ‘kryeqendrën’ e veriut.

Katër vite më parë ku Doshi u largua si pjesë e Grupit të Partisë Socialiste nga vetë Rama. Më pas, Doshi kandidoi si deputet në Shkodër, nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit. Në atë fushatë, në krah të Doshit u shfaq vëllai i kryeministrit, Olsi Ramës, si për të krijuar idenë që Rama dhe Doshi ishin përsëri bashkë.

Kryeministri e përjashtoi nga grupi parlamentar pasi Doshi akuzoi Ilir Metën, në atë kohë kryetar Kuvendi, për organizimin e një skenari për të vrarë atë dhe Mhill Fufin.

Reagimet e ashpra Doshi nuk ia kurseu as Ramës.

Ja çfarë thoshte ai asokohe për të:

Mes meje dhe Edi Ramës nuk do të ketë paqe. Lufta sapo ka filluar, Ramës do ti dridhet toka nën këmbë. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më ai.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe ata të dy kanë bërë “paqe”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike doshi krah rames ne shkoder edi rama rama ne shkoder tom doshi doshi krah rames ne shkoder edi rama rama ne shkoder tom doshi

Sondazh

Poll