Politike

Merr fund pritja për Kujtim Gjuzin, dorëzon formularin në KQZ, drejt marrjes së mandatit

27 Prill 2019, 06:23 Nga DOSJA
Merr fund pritja për Kujtim Gjuzin, dorëzon formularin në KQZ,

Tiranë- Në KQZ ka dorëzuar formularin e vetdeklarimit një tjetër kandidat për deputet, Kujtim Gjuzi.

Kujtim Gjuzi është nga listat e e PD-së në Durrës ku gjithashtu mban edhe postin e kryetarit të Partisë Konservatore. Bashkë me Gjuzin numri i deputetëve në Kuvend shkon në 109.

“Sot në KQZ dorëzova formularin e dekriminalizimit.  Megjithëse me 20 ditë vonesë sipas llogarive të ne konservatoreve KQZ pranoi formularin në protokollin zyrtar. ne mbledhjen e radhës të KQZ-së  miratim mandatesh vakante. Shpresojmë qe të merret vendimi për të qenë konservatorët të pranishëm të enjten në kuvendin e Shqiperisë”, shprehet ai.

Kujtojmë se Kujtim Gjuzi i cili pritet të marrë mandatin e deputetit, prej disa kohësh ka shprehur gatishmërinë e tij për tu bërë pjesë e Kuvendit. Ai pati edhe një debat me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj pasi kryetari i Partisë Konservatore kërkonte shpejtimin e procedurave që ai të merrte mandatin. (lexo këtu)

Duke qenë se ai është kreu i Partisë Konservatore Albania pak javë më parë publikoi edhe listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj djegia e mandateve kujtim gjuzi deputetet e rinj djegia e mandateve kujtim gjuzi

Sondazh

Poll