‘Më mbaron punë’/ Identifikohet personi që u vetëplagos në Himarë, para aktit i riu shkoi në market, kërkoi thikë b
23 Dhjetor 2020, 12:27Nga DOSJA
HIMARË-Ngjarja e pak ditëve më parë që frikësoi njerëzit në Himarë, ku një i ri u gjet i prerë në fyt me thikë dhe me fraktura në trup dhe kokë ende nuk është zbardhur e plotë.
Mirëpo kanë dalë detaje të reja. Policia e ka identifikuar të riun si Nelo Dokaj, 26-vjeçarin nga Trevllazëri i Vlorës dhe banues në Sarandë. Policia raporton se i riu mund të jetë vetë-plagosur pasi është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.
Gjithashtu, është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit, e cila ka zbardhur bisedën me shtetasin në fjalë.
“I vetëplagosuri i ka kërkuar një thikë për të prerë bukën, shitësja i ka treguar një thikë mesatare dhe e ka pyetur: “a të bën punë kjo”? (Thikë buke) ai i është kthyer “mirë është dhe kjo, më mbaron punë”.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh ku i riu u gjet i masakruar në mes të rrugës. U tha se i riu është prerë me thikë nga agresori i tij dhe më pas u gjet në gjendje të rëndë nga banorët e zonës. Këta të fundit kanë lajmëruar ambulancën, e cila e ka dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Fillimisht i riu është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mjekët e kanë futur menjëherë në operacion pasi i riu kishte marrë plagë të thella. Por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është transportuar për në Tiranë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ngrihet Gjykata Kushtetuese! Me gjashtë gjyqtarë të dekretuar nga presidenti Ilir Meta, Gjykata më e lartë në vend ka tashmë gjashtë gjyqtarë të de...
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Insitutit në Tiranë.Në jë video që është publikuar nga JOQ shihet se një burrë i zhves...
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar një profil të gjatë, Elona Kaleshës, vajza nga Durrësi e cila akuzohet si bashkëpunëtore, në vrasjen e çiftit Pash...
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi i Arben Dol...
TIRANË– Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili u përfol sot se ishte infektuar nga COVID-19 dhe se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. ...
Një intervistë e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, për gazetarin Alexis Papachelas, botuar në Kathimerini.“Kryepes...
SHKODËR– Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë dy nga vëllezërit Pjetrit ë cilët menaxhojnë lokalin, që dje u sulmua me armë zjarri në fshatin Dobra...
TIRANË- Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra në prag të festave të Krishlindjes ka uruar të gjithë besimtarët katolikë. Në mesazhi...