Shqipëria me Gjykatë të re Kushtetuese/ Meta dekreton anëtarin e gjashtë, ndërkombëtarët e përgëzojnë: Merita është
23 Dhjetor 2020, 09:13Nga DOSJA
TIRANË- Ngrihet Gjykata Kushtetuese! Me gjashtë gjyqtarë të dekretuar nga presidenti Ilir Meta, Gjykata më e lartë në vend ka tashmë gjashtë gjyqtarë të dekretuar dhe mund të marrë vendime. Sot, Presidenti Ilir Meta dekretoi anëtarin e gjashtë të korumit, magjistratin Përparim Kalo, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi dhe i dërgoi listën me dy emrat e kandidatëve që garojnë përballë njëri-tjetrit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Emrat e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos i kanë shkuar në zyrë presidentit Ilir Meta, i cili më pas vendosi të dekretonte Kalon, që do të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, e më pas do të kryejë betimin zyrtar në godinën e Presidencës. Megjithatë nuk dihet se kur do të bëhet votimi i Kalos në Kuvend, pasi seancat plenare janë ‘mbyllur’ deri më 18 janar. Është ende e pasqaruar nëse votimi do të bëhet në seancën e parë të sesionit të ardhshëm parlamentar, apo do të zhvillohet një mbledhje emergjente, vetëm për votimin e tij.
Ndërkohë që kandidatja tjetër, Zhaklina Peto vendosi që të largohej nga procesi, pasi nuk mundi dot të mbledhëdokumentat e nevojshëm për verifikimin e figurës së saj, kjo sepse prej 19 dhjetorit është infektuar nga koronavirusi. Edhe pse ajo kërkoi shtyrjen e procesit, thirrja e saj nuk u morr parasysh nga KED. Kështu që ajo zgjodhi të heqë dorë, edhe pse ka shkuar dy herë në Gjykatën Administrative për të ankimuar shkarkimet e saj, dhe është rikthyer me ligj në procesin për plotësimin e vakancave.
Plotësimi i vendit të gjashtë në Kushtetuese, ‘ringjalli’ pas 3 vitesh organin më të lartë të drejtësisë në vendin tonë, i cili ishte jofunksional. Procesi i Vettingut i shkarkoi të gjithë anëtarët e Gjykatës, përveç Vitore Tushës. Kjo e fundit ka marrë përkohësisht postin e kryetares së përkohshme.
Ndërkohë që dje u betua anëtari i pestë i Kushtetueses, Altin Binaj, ndërsa 4 anëtarët e tjerë janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Gara për kandidatët e tjerë, do të hapet në vitin që vjen për të plotësuar edhe vendet e tjera bosh. Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale.
Rikthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese është edhe një prej kushteve të Bashkimit Europian para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit.
(k.m;f.g;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Insitutit në Tiranë.Në jë video që është publikuar nga JOQ shihet se një burrë i zhves...
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar një profil të gjatë, Elona Kaleshës, vajza nga Durrësi e cila akuzohet si bashkëpunëtore, në vrasjen e çiftit Pash...
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi i Arben Dol...
TIRANË– Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili u përfol sot se ishte infektuar nga COVID-19 dhe se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. ...
Një intervistë e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, për gazetarin Alexis Papachelas, botuar në Kathimerini.“Kryepes...
SHKODËR– Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë dy nga vëllezërit Pjetrit ë cilët menaxhojnë lokalin, që dje u sulmua me armë zjarri në fshatin Dobra...
TIRANË- Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra në prag të festave të Krishlindjes ka uruar të gjithë besimtarët katolikë. Në mesazhi...
SHKODËR– Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Emri i tij është përmendur sërish jo më larg se mëngjesin e sotë...