Aktualitet

Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe goditi efektivin, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë 

23 Dhjetor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe goditi efektivin, arrestohet

TIRANË– Policia e Tiranës, ka arrestuar ditën e sotme 45-vjeçarin, i cili ishte i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë D. L, i cili ka shkelur urdhërin  që gjykata ka lënë në fuqi ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu blutë bëjnë me dije se 45-vjaçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur efektivin e policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë :

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi në rrugën “Dëshmorët e Fekenit”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike në prezencë të dy fëmijëve, ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K.,  45 vjeç, pasi  në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45-vjecari ne tirane arrestohet 45-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll