Aktualitet

Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga COVID-19? Shoku i ngushtë sqaron gjithçka: Ka pasur kriza me veshkat, është në Ita

23 Dhjetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga COVID-19? Shoku i

TIRANË– Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili u përfol sot se ishte infektuar nga COVID-19 dhe se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Në media ka qarkulluar një lajm se Qamili është infektuar prej disa ditësh dhe se tashmë ai është shtruar në spitalin Infektiv.

Por të gjitha janë hedhur poshtë nga miku i tij, Ramazan Çeka, për Abcnews.al, i cili tregoi se këngëtari ka shkuar në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë. Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë,”– tha Çeka.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar qamili me covid bujar qamili me covid

Sondazh

Poll