Aktualitet

Pronarja dyshonte se Elona kishte abortuar… mediat italiane: Nusja e çiftit Pasho, vrasëse djallëzore, si u fsheh pas erës

23 Dhjetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Pronarja dyshonte se Elona kishte abortuar… mediat italiane: Nusja e

ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar një profil të gjatë, Elona Kaleshës, vajza nga Durrësi e cila akuzohet si bashkëpunëtore, në vrasjen e çiftit Pasho, Shpëtim dhe Teuta nga Vlora. Në një artikull të gjatë, ” Lanazione.it”, shkruan se Elona ishte e apasionuar pas qenve ndërsa ka patur edhe më herët rekorde kriminale. Sipas gazetës, vajza u zbulua 5 vite pas vrasjes së çiftit, pasi pronarja e shtëpisë dhe banorët që shkuan pasi Elona u largua nga banesa me qira kishin ndjerë një erë të rëndë gjaku. Pronarja kishte dyshuar për një abort të mundshëm, por e dashura e Taulant Pashos, Elona ka justifikuar veten duke thënë se kishte disa qese me mish të prishur që kishin rrjedhur gjak.

ARTIKULLI I PLOTË PËR ELONA KALESHËN:

E dashuruar pas dy qenve të saj, Letty e Toretto, e duke gjykuar nga emrat e tyre edhe e filmave Fast and Furious. Pastaj faqe të tëra precedentësh penalë që shfaqin një prirje të spikatur për gënjeshtra, nga ato kriminalet. Mashtrime, zëvendësim personi, madje edhe një proces për falsifikim.

Kishte vjedhur një vulë nga kancelaria e prefekturës së vjetër të Empolit dhe firmoste vetë dokumentet, urdhra e heqje sekuestrimesh, sigurisht çdo gjë në favor të saj.

Në pak orë, koha u shndërrua në stuhi, që dje në mëngjes, kur karabinierët u paraqitën në Poggetto, ku bënte jetën e re, për ta ballafaquar me realitetin. Është ndaluar me akuzën për vrasje të dyfishtë, për përdhosje të kufomave të prindërve të ish të fejuarit, Taulantit, të cilat, sipas mjekëve ligjorë i ka prerë me sharrë.

Në fund i ka hedhur në fushat e Solliçianos, pranë vendit ku shëtiste qentë, pranë vendit ku ish i fejuar-i denoncuar shumë herë për dhunë prej saj-ka kaluar ca kohë pas hekurave. Edhe ajo vetë i kishte shijuar burgjet, ndonëse jo së fundmi, por që dje është sërish brenda.

Motivi i ndalimit nga gjyqtarja Ornella Galeotti ishte edhe vetë ajo, me mashtrimin e kujt kërkonte të vërtetën, duke i çuar dyshimet larg vetes.

Djallëzorja Elona tani mund të tregonte gjithçka, nëse e kishte kryer vetë apo kishte thjesht rol anësor në ‘punën’ e bërë nga të tjerë. Por, ajo vendosi të heshtte, me shumë mundësi e këshilluar nga avokati i saj Federico Febbo.

Strategjia është e qartë, të presë për të parë fillimisht se çfarë do të zbulohet në shtëpinë në rrugën Fontana, ku karabinierët po kërkojnë me luminol, kimikat që mund të zbulojë gjurmë që para pesë vjetëve.

Koha dhe mendja prej protagonistësh të filmave amerikanë që i shihte shtrirë në krevat përqafuar me qentë, janë aleatët e saj. Por mund të mos mjaftojnë këtë herë. Ka pasur fatin që procesverbali kyç që mund të fuste hetuesit në rrugën e duhur, pesë vite më parë kishte një gabim drejtshkrimor.

Kaledha (në vend të Kalesha) ishte qiramarrësja e asaj shtëpie ku disa banorë ende kujtojnë erën e rëndë të atyre ditëve. Ajo u largua me shpejtësi, duke lënë pas gjurmë gjaku.

Pronarja besonte se Elona fshihte ndonjë abort, pasi i kishte thënë se kishte një shtatëzani në rrezik, të cilën e ndiqte në Careggi. Për të përligjur njollat kishte përdorur një nga djallëzitë e saj. ‘Ankoheshin sepse kisha disa qese me mish të shkrirë që ishte prishur e rridhnin gjak’. Firma e pastrimit zhduku gjithçka. Por ajo e kaluar tani ngre kokë përsëri, me një duhmë më të rëndë se kurrë.

Valixhet e mbushura me copa trupash u gjetën në bregun e një lumi. Burrë e grua ishin të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Ishte Shpëtimi ai që u identifikua i pari për shkak të tatuazhit “Vlora” që kishte në krah që nga koha e ushtrisë. Fillimisht për vrasjen e tyre është dyshuar i biri i tyre, Taulanti, i cili u lirua nga burgu ditën që u zhdukën prindërit. Dhe tani aktualisht ndodhet në Zvicër, sërish në burg por kësaj herë për vjedhje. Autoritetet italiane i kanë kërkuar homologëve zviceranë që sapo Taulanti të përfundojë dënimin, të mos lirohet por të dorëzohet para autoriteteve. Ndërsa sipas fqinjëve në Shqipëri, çifti mburrej gjithë kohën se kishin para, të cilat i kishin siguruar prej një gjyqi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cifti pasho elona kalesha vrasja e ciftit shqiptar ne itali cifti pasho elona kalesha vrasja e ciftit shqiptar ne itali

Sondazh

Poll