Aktualitet

I prekur prej disa ditësh me Covid, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare kornisti Andrea Canaj

23 Dhjetor 2020, 10:28 Nga DOSJA
I prekur prej disa ditësh me Covid, ndahet nga jeta në moshën

TIRANË– Kornisti Andrea Canaj, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi nuk ia ka dalë të fitonte betejën me Covid-19.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku dhe i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe. Po ashtu në postim në faqen zyrtare kolegët e tij thonë se Canaj do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

“Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit Andrea Canaj. Andrea Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve. Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten andrea canaj koronavirusi ne shqiperi humb jeten andrea canaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll