Politike

Pensionet/ Valteri: I afërmi im ka punuar 40 vite, me lot në sy më tregoi se merr 143 mijë lek të vjetra në muaj. Çfarë

23 Dhjetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Pensionet/ Valteri: I afërmi im ka punuar 40 vite, me lot në sy

TIRANË– Gjatë seancës plenare u diskutua për projektligjin për pensionet e në kuadër të kësaj çështje Halit Valteri dha një shembull konkret. Ai deklaroi se një i afërmi i tij me lot në sy i ka treguar se merr në muaj vetëm 143 mijë lekë të vjetra, pagesë kjo që vjen pas 40 vitesh pune.

Sipas Valterit është qeveria ajo që po i zhyt njerëzit drejt një grope të zezë e se shqiptarët kanë nevojë për vlerësim për punën që kanë bërë dhe jo për lëmoshë.


Fjala e plotë e Halit Valterit:

‘Sot kemi një projektligj. Sot dua të flas për pensionet e shqiptarëve. Ata do të gjenë arsye për të kuptuar se cfarë ndodhi me paratë e tyre. Kjo nuk është dicka e re. As e mjaftueshme. Kanë provuar të gjitha gjërat që iu janë thënë, kanë ardhur duke u bërë më të varfër, nuk kanë më shpresë arsye dhe janë të mirëkuptuar. Pavarësisht se dalin vendime për rritjen e pensionit, vlera është e ulët. Një person me pension familjar një person nuk mund të mbyllë shpenzimet e muajit. Nuk më harrohet kurrë kur një i afërmi im ka punuar 40 vite dhe me lot në sy me tregonte se merrte 143 mijë lekë të vjetra dhe nuk ia dilte dot. Kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e asaj që ndodh. A keni turp a jeni njerëz a ca jeni? 50 vite pune, punë e rëndë dhe me 100 mijë lekë të vjetra duhet të kalojnë vitin e ri, cfarë mund të blejnë me aq lekë. Rinia ka ikur, ka mbetur një gropë e zezë. A e dini sa gropa financiar ka krijuar qeveria. Armo mund të mbyllte pensionet shqiptare dhe dyfishuar. Ndërsa naftëtaret vazhdojnë të jenë pa bukë. Është qeveria që duhet të përgjigjet se ku kanë shkuar këto para. 700 e 50 milionë euro është borxhi qeverisë ndaj ARMO. Shqiptarët kanë nevojë për vlerësim dhe jo lëmoshë. Një pyetje kam për ju kolegë që votni symbyllur , a e dini sa para duhet të paguajnë breza të tërë për të larë marrëzitë e tyre ekonomike.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seance plenare 23 dhjetor 2020 halit valteri seance plenare 23 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 10:18

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘RealStory ‘ai ka thënë se ...