Politike

Nis pas një viti rindërtimi në Laç/ Rama: Gjysma financohet nga ne, tjetra nga Turqia. Erdogan ‘vjen’ në Shqipëri: Në

23 Dhjetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
Nis pas një viti rindërtimi në Laç/ Rama: Gjysma

LAÇ– Kur ka kaluar më shumë se një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin, në Laç ka nisur procesi i ndërtimit për dy lagje të reja. Një prej të cilave do të financohet nga qeveria turke, ndërsa tjetra nga ajo shqiptare. Fillimisht fjalën e morën ministrat e ardhur nga Turqia, dhe më pas kryeministri Edi Rama, theksoi në fjalën e tij edhe njëherë marrëdhënien e ngushtë me presidentin, Recep Tajip Erdogan.

Sipas kryeministrit Edi Rama, zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke,  ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare. Në fjalën e tij, para të gjithë të pranishmëve, Rama përsëriti edhe njëherë vlefshmërinë e projektit, ndërkohë që nuk i kurseu as fjalët e mira për mikun e tij, Erdogan. 


Ky i fundit, kishte vendosur që të ishte prezent në Shqipëri në një mënyrë tjetër, edhe pse jo fizikisht. Në një lidhje me kamera, kreu i shtetit përshëndeti të gjithë të pranishmit, veçanërisht dhe të parin, kryetarin e qeverisë shqiptare. Ai shprehu devotshmërinë për të qënë gjithëmonë mik me popullin shqiptar, duke premtuar se gjithçka do të mbyllet më gusht të vitit që vjen. 

Në projektin shqiptaro-turk në Laç do të ndërtohen 524 banesa, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane. E gjithë zona e parë e financuar nga qeveria turke do të kushtojë 42 milionë euro.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne lac edi rama edi rama ne lac

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 10:18

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘RealStory ‘ai ka thënë se ...