Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Bilali, Arsen Stojku dhe Mislim Rama s’pranojnë akuzat: Jemi ‘bojaxhinj’!

27 Prill 2019, 09:40 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Bilali, Arsen Stojku dhe Mislim Rama

SHKODER- Një ditë pas arrestimit, dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali mohojnë pëfshirjen e tyre në vrasje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Arsen Stojku dhe Mislim Rama nuk pranojnë akuzat për vrasjen.

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasja-e-vellezerve-bilali-arrestohen-2-persona-ne-kerkim-ibrahim-lici/”]

Të arrestuarit deklaruan para oficerëve të policisë se nuk kanë dijeni. Ata pranuan se kanë lyer mjetin e sekuestruar nga Policia.

“Mjeti i sekuestruar është lyer nga ne. Por kaq, asgjë tjetër, ne nuk kemi lidhje. Ibrahimin e kemi kushëri. S’kemi asnjë dijeni për këtë vrasje”-mësohet se janë shprehur të arrestuarit në polici.

Arsen Stojku dhe Mislim Rama, u arrestuan ditën e djeshme në një operacion të bujshëm pas një sërë ngjarjesh kriminale që kishin ndodhur në këtë qytet.

Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur dy persona, Ibrahim Lici që është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë dhe një person me inicialet D.B., 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre më 30 mars 2019. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Policia tashmë ka dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen stojku mislim rama vrasja e bilalajve vrasjet ne shkoder arsen stojku mislim rama vrasja e bilalajve vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll