Aktualitet

Socialistët i hapin rrugë Patozit, 4 përfaqësues regjistrojnë “Bindjen Demokratike” në zgjedhjet e 30 qershorit

27 Prill 2019, 08:38 Nga DOSJA
Socialistët i hapin rrugë Patozit, 4 përfaqësues

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, partinë e Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”. KQZ votoi me 4 vota pro dhe 1 kundër, regjistrimin e partisë së Patozit. Kërkesës për regjistrim të “Bindja Demokratike”, iu përgjigjën pozitivisht 4 përfaqësuesit e mazhorancës socialiste në KQZ, ndërkohë që i vetmi që votoi kundër ishte kryetari i KQZ, Klement Zguri. Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri, kanë votuar pro regjistrimit të partisë së Patozit. Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, Zguri tha se BD nuk mund të garojë, pasi është tejkaluar afati ligjor që ishte 21 prilli. Gjithashtu, ditën e sotme në zgjedhjet e 30 qershorit janë regjistruar edhe 7 parti të tjera, mes tyre Partia G99, Partia Maqedonase e Integrimit, dhe 5 subjekte të tjera, duke çuar numrin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje në 50.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e kqz partia e patozit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 mbledhja e kqz partia e patozit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll