Aktualitet

Pashkët ortodokse/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos jep mesazhin për besimtarët

27 Prill 2019, 07:32 Nga DOSJA
Pashkët ortodokse/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos jep mesazhin për

Tiranë– Për Pashkën ortodokse Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Anastas Janullatos iu dërgoi një mesazh të gjithë besimtarëve.

Me rastin e kësaj feste simbolike për besimin ortodoks Janullatos është shprehur se ngjallja e Krishtit sjell shpresën paskale e cila do të ndriçojë jetën e çdo njeriut duke mposhtur veset shkatërruese të shoqërisë dhe përballjen me vdekjen. Shërbesa e ngjalljes së Krishtit do të bëhet sot që prej orës 23:30 të mbrëmjes.

“Ngjallja e Krishtit na ofron shpresë të pamasë, kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se U mund vdekja armiku i paepur i njeriut , e mundi Krishtin Ngjallja forcon shpresën për tu përballur me vdekjen me çdo energji vdekje prurëse që na mundon, do të mposhten përfundimisht padrejtësia smira korrupsioni gënjeshtra arroganca që e vrasin paqen dhe duke e çuar shoqërinë në dekadencë. Gjithashtu shpresa paskale na jep fuqi dhe na siguron se me anë të ndriçimit të Krishtit do të gjenden rrugët e shumëllojshme pakrye, politike, fetare, sociale Krishti u ngjall vëllezër dhe motra, shpresa paskale do të ndriçojë jetën tonë”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janullatos kryepeshkopi i kishës autoqefale ortodokse pashket ortodokse anastas janullatos kryepeshkopi i kishës autoqefale ortodokse pashket ortodokse

Sondazh

Poll