Aktualitet

Lëviznin me armë dhe shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona në Skrapar

27 Prill 2019, 07:21 Nga DOSJA
Lëviznin me armë dhe shpërndanin kokainë, arrestohen dy

Skrapar– Në prangat e policisë kanë rënë dy persona pasi u kapën në flagrancë me armë dhe drogë. Nga policia janë arrestuar  P.K, 46 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë dhe E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, të cilit iu gjetën armë dhe drogë. Ky i fundit lëvizte me pistoletë dhe në banesë iu sekuestrua edhe  një armë gjahu dhe disa  doza kokaine.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Osumi”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen armë, drogë, e një sasi parash. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi”.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në qytetin e Çorovodës, në një lokal, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë lokale kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime në skrapar kapen me droge edhe arme arrestime në skrapar kapen me droge edhe arme

Sondazh

Poll