Aktualitet

Përplasje edhe në Elbasan, Rama: ‘Partia Rrugore’ pengon integrimin, zgjedhjet s’shtyhen

27 Prill 2019, 07:56 Nga DOSJA
Përplasje edhe në Elbasan, Rama: ‘Partia Rrugore’ pengon

ELBASAN–”Zgjedhjet nuk do të shtyhen, në 30 qershor fitojmë Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë”,-ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama, zgjodhi t’i jepte opozitës në një të shtunë të tensionuar në këtë qytet. Pas Shkodrës, shefi i qeverisë u prit me protesta dhe bllokim rrugësh edhe në Elbasan, aty ku eskorta e kryeministrit u tentua të bllokohej nga mbështetësit e opozitës. Eskorta kaloi me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që u shtynë me protestuesit.  Ish-deputeti Edmond Spaho u përplas me policinë, dhë Rama ia dha një mesazh nga fjala e tij para qytetarëve të Elbasanit. Në prezantimin e kandidatit që garon për t’i zënë vendin Qazim Sejdinit, Rama tha se PD dhe LSI duan të pengojnë integrimin. PD-së, Rama iu referua si “Partia Rrugore”. Kryeministri përsëriti batutat për Monika Kryemadhin, ndërkohë që ai komentoi edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin e Elbasanit. Kryeministri tha se vdekja e 28-vjeçares në sallën e operacionit është një “tragjedi e rëndë” që s’duhet të ndodhte.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e demokrateve protesta elbasan 27 prill rama pritet me protesta në elbasan protesta e demokrateve protesta elbasan 27 prill rama pritet me protesta në elbasan

Sondazh

Poll