Aktualitet

22 kg kanabis në Konispol, zbardhet ngjarja e 1 prillit, në pranga edhe 28-vjeçari

27 Prill 2019, 09:06 Nga DOSJA
22 kg kanabis në Konispol, zbardhet ngjarja e 1 prillit, në pranga

VLORE– Gati një muaj pasi policia kufitare kapi dhe sekuestroi 22 kilogramë kanabis sativa në Konispol, një tjetër i përfshirë në këtë ngjarje bie në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me inicialet R.K, banues në Durrës.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë trafik.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Likojani” zhvilluar më datë 01.04.2019, ku Policia Kufitare parandaloi dhe goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 22 kg cannabis sattiva në Konispol të Sarandës, si dhe u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ju bëjmë me dije se:Në vijim të hetimeve intensive për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, Specialisët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 28 vjeçarit R.K, me banim në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj shtetasit R.K masën e sigurisë “Arrest në burg”.Vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu trafik droge arrestohet i riu trafik droge

Sondazh

Poll