Bota

Qetësohet situata mes vendeve?! Bullgaria do t’i dhurojë Maqedoninë së Veriut vaksina kundër Covid-19

23 Dhjetor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Qetësohet situata mes vendeve?! Bullgaria do t’i dhurojë

MAQEDONI- Maqedonia e Veriut do t’i marrë falas nga Bullgaria dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i këtij vendi. Lajmin për këtë e ka bër të ditur Ministri i Shëndetësisë  Venko Filipçe, i cili ka thënë se sasia e parë do të arrijë në Maqedoni në janar. 

“Për dozat do të mësojmë në periudhën që vijon. Besoj se sasia e parë te ne do të arrijë në janar, edhe pse se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh”, tha Filipçe pas kthimit nga vizita në Sofje.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka folur edhe ministri  bullgar të Shëndetësisë, Kostadin Angelov, i cili njoftoi se në Maqedoni fillimisht do të arrijnë vaksinat Pfizer/BioNTech, pastaj ato Moderna dhe AstraZeneca.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë dhe, veç kësaj, do të kemi edhe doza shtesë për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. Pason nënshkrimi i marrëveshjeve konkrete për t’i hapur rrugë procesit për përcaktimin e sasive të nevojshme edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Angelov.

Premtimi për vaksinat falas vjen në periudhën e tensioneve të larta mes dy vendeve, për shkak të vetos bullgare ndaj kornizës negociuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, të martën u regjistruan 22 viktima nga koronavirusi dhe 758 raste të reja pozitive.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni venko filipçe venko filipçe

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 07:09

Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e tij të katërta brenda dy vitesh, pasi një qeveri e unitetit e udhëhequr nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të përm...