Qëllohet me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të efektivit të ‘Shqiponjave’ në Shkodër, asnjë i lënduar, i v
22 Dhjetor 2020, 20:33Nga DOSJA
SHKODËR– Sulmohet me armë zjarri biznesi i një efektivi policie të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:10, pranë tregut të fruta-perimeve në lagjen “5 heronjtë e Vigut”.
Përsona ende të paidentifikuar, në rrethana të paqarta janë afruar pranë biznesit të efektivit Albert Pjetri, që menaxhohet dhe nga dy vqëllezërit e tjerë të tij, Nikolla dhe Vlashi dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dëmet, për fat të mirë kanë qenë vetëm materiale, dhe nuk ka pasur asnjë person të lënduar, si pasojë e të shtënave.
Policia ka zbarkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, duke sekuestruar edhe kamerat esigurisë së loaklit ku ndodhi ngjarja, me shpresën se pamjet filmike, mund të kenë pikasur autorët. Vlash Pjetri, vëllai i efektivit ka rrëfyer për mediat se në momentin që ka ndodhur ngjarja, ata kanë qenë në shtëpitë e tyre dhe se lokali ishte mbyllur. Ai shton se asnjë anëtar i familjes së tyre nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e ka idenë nga mund të ketë ardhur ky sulm.
Dosja.al ka mësuar se Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Rrethina dhe është shkarkuar para dy muajsh nga ky pozicion. Nuk dihet ende nëse sulmi me armë, ka qenë ndonjë sulm për shkak të detyrës për efektivin Albert Pjetri apo Vlashin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RROGOZHINË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshat...
TIRANË- Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të del...
BRITANI– Policia britanike ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ritvan Qullhaj, pasi kujdesej për një “shtëpi bari”.I riu shqiptar u a...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke punuar për plotësimin e dy karrigeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese. Një nga proceset më ta gjata, ka...
TIRANË– Aktivistët e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, kanë vijuar në ditën e tretë të protestës.Ata kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe kërkoj...
TIRANË– Sot është dita e dytë e shpërndarjes së shpërblimeve të fundvitit, ndërsa janë shtuar radhët e pensionistëve pranë zyrave të postave.Në fotot e sh...
Aktualitet22 Dhjetor 2020, 18:03
ITALI– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit dhe të transportimit drejt komisariatit të Elona Kaleshit, të akuzuarës së vrasjen e çift...
TIRANË- Pandemia e koronavirusit nuk i ka pneguar emigrantët shqiptarë që të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Siç duket nga fotot e shkrepur...