Politike

Dita e inagurimeve në Tropojë! Byberi pret shiritat për katër projekte brenda ditës, axhendë e mbingarkuar

22 Dhjetor 2020, 19:56 Nga DOSJA
Dita e inagurimeve në Tropojë! Byberi pret shiritat për

TROPOJË– Dita e shiritave në Tropojë. Sot kryebashkiaku i Tropojës, e ka pasur axhendën shumë të ngarkuar në prerjen e shiritave. Dosja.al mëson se Byberi ka inaguruar sot fillimin e punimeve për Ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të zeza, investim që kap shifrën e 450 milionë lekëve, për ujësjellësin e fshatit Drogobi, pjesë e Parkut Kombëtar të Valbonës dhe fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Astë-Muhenaj.

Dosja.al ka siguruar edhe momentin kur pritet shiriti për nisjen e punimeve.

Nga ana tjetër, Byberi falenderon qeverinë për investimet dhe shton se në Tropojë e Valbonë do të bëhen të tjera investime.

“Kam shpresë që Valbona do të ketë shumë shpejt edhe projekte të tjera. Një prej tyre ështqë që kjo rrugë të jetë me trotuare dhe me drita. E kanë kërkuar edhe vete turistët. Do të bëhet i mundshëm edhe vendi i skive,”- thotë ai.

Edhe kryeplaku Tahir Hysaj ndihet i nderuar nga ky investim.

“Faleminderit prej qeverisë dhe prej bashkisë. Janë sistemuar disa gjëra që i kemi pasur shumë të nevojshme prej turistëve. Kemi nevojë për internet. Falenderojmë qeverinë dhe bashkinë se po interesohen për ne,”- thotë ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike investime ne tropoje rexhë byberi tahir hysaj investime ne tropoje rexhë byberi tahir hysaj

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 18:44

Loja e fundit për të minuar Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta, si edhe Ambasadorët e Uashingtonit dhe Brukselit, Yuri Kim e Luigi Soreca, po nxisin Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përmbyllin, bre...

Politike 22 Dhjetor 2020, 15:12

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër ak...