Politike

Prezantohet drejtuesi politik i PD-së në qarkun Shkodër, Helidon Bushati: Më 26 prill i kthehemi shpresës, synojmë minimal

22 Dhjetor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Prezantohet drejtuesi politik i PD-së në qarkun Shkodër, Helidon

TIRANË– Helidon Bushati, ish-deputeti i Partisë Demokratike do të jetë drejtuesi politik në qarkun e Shkodrës për selinë blu. Bushati u prezantua sot nga sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, gjatë një vizite që ky i fundit pati në Shkodër.

Bushati do të angazhohet në fushatën e PD-së për qarkun e Shodrës, ndërkohë, Bardhi shtoi se në ditët në vijim, do të prezantohen publikisht edhe drejtuesit e qarqeve të tjerë.

“Është një rikthim nga ana formale sepse unë në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Formalisht rikthehem në cilësinë e drejtuesit politik për të arritur objektivat krejtësisht të arritshme. 7 shtatë deputetë në qarkun e Shkodrës është objektivi minimal për PD-në. Një falenderim nga strukturat e PD-së në Shkodër që më ripropozuan në procesin përzgjedhës të kandidaturave. Do doja që motivi i fushatës të ishte gjithëpërfshirja. Më 26 prill kthehemi tek shpresa,”- tha Bushati.

Bardhi tha se më datë 26 prill Shkodra do t’i rikthehet lirisë së saj.

“Shkodra do t’i kthehet lirisë më 26 prill. Ne ofrojmë modelin e qytetarisë. Shkodra ka zgjuarsinë për të bërë dallimin”,- tha Bardhi.

Bushati është larguar nga lista e Shkodrës në zgjedhjet e vitit 2017. Më pas ai u zgjidh si anëtar në Autoritetin e Konkurencës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi helidon bushati gazmend bardhi helidon bushati

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 15:12

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër ak...