Politike

Kryemadhi shfaqet në krah të Sokol Skurës, ish-eksponent i rëndësishëm i PS-së në Librazhd: Bashkë takuam shumë qyteta

22 Dhjetor 2020, 19:50 Nga DOSJA
Kryemadhi shfaqet në krah të Sokol Skurës, ish-eksponent i

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur në krah të një ish-eksponenti të rëndësishëm të Partisë Socialiste në Librazhd. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar edhe një foto ku shihet në një bar kafe me Skurën.

“Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim. Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer, që të gjendur mes papunësisë, kostove të larta të jetesës dhe arrogancës së qeverisë,  kanë vendosur të mbledhin forcat për 25 Prillin, ditën kur dënojmë me votë ata që këto vite u kujdesën vetëm për mirëqenien e miqve dhe jo për qytetarët dhe familjet e thjeshta të Librazhdit e të Shqipërisë. Koha për qeverisje që kujdeset për të gjithë njësoj. Koha ta bëjmë Shqipërinë shtëpi.”- shkruan ajo krah fotos.

Skura ka qenë anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe kandidat për deputet në vitin 2013. Më pas, ai iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi sokol skura monika kryemadhi sokol skura

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 18:44

Loja e fundit për të minuar Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta, si edhe Ambasadorët e Uashingtonit dhe Brukselit, Yuri Kim e Luigi Soreca, po nxisin Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përmbyllin, bre...

Politike 22 Dhjetor 2020, 15:12

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër ak...