Bota

18 muaj burg/ Maria Butina, rusja e parë që shpallet fajtore se ndikoi në politikën amerikane

27 Prill 2019, 07:40 Nga DOSJA
18 muaj burg/ Maria Butina, rusja e parë që shpallet fajtore se ndikoi

SHBA-Me 18 muaj burg është dënuar nga Gjykata e Uashingtonit Maria Butina, aktivistja ruse, e cila ishte përpjekur të depërtonte në qarqet politike konservatore amerikane dhe nuk ishte regjistruar si përfaqësuese e huaj. Gjykatësja federale Tanya Chutkan dha dënimin të premten dhe theksoi se Butinës do t’i njihet periudha që ka qëndruar në paraburgim dhe se do të deportohet në Rusi me të kryer dënimin me burg.

Theksojmë se ajo është shtetësja e parë e ruse e shpallur fajtore se u përpoq të ndikonte politikën amerikane në prag të zgjedhjeve të 2016-s.

Në seancën e fundit gjyqësore ajo ka kërkuar një dënim të barabartë me kohën e burgimit që kishte vuajtur deri tani si dhe deportim, meqenëse kishte rënë dakord të bashkëpunonte me prokurorët amerikanë.

Në dhjetor, ajo pranoi fajin se në bashkëpunim me një zyrtar të lartë rus ishte përpjekur të depërtonte në Shoqatën Kombëtare të Armëve dhe në qarqet politike konservatore amerikane për llogari të Kremlinit nga viti 2015 deri sa u arrestua në korrik 2018.

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dënimi 18 muaj burg fajtorja ruse për zgjedhjet akerikane maria butina dënimi 18 muaj burg fajtorja ruse për zgjedhjet akerikane maria butina

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2019, 06:48

Çfarë mund të pritet nga takimi i Berlinit?

Të hënën e ardhshme, më 29 prill,  kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkani...