Bota

Macron kërkon zvogëlimin e zonën Shengen, pasojat që mund të kenë Shqiptarët

26 Prill 2019, 12:55 Nga DOSJA
Macron kërkon zvogëlimin e zonën Shengen, pasojat që mund

FRANCË- Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë një konference për mediat ka folur dhe për ndryshimet që mund të bëhen në zonën Shengen, duke i quajtur ndryshime të domosdoshme. Gjatë fjalës së tij, tha se së pari në nivel evropian, është vendosur që jenë kufij të përbashkët. “Zona e famshme Shengen me rregullat e marrëveshjes së Dublinit. Nuk punon më”, tha ai.

Macron gjithashtu tha se atij, çështja e migracionit është sfida e dytë më e madhe për Evropën, pas klimës. Ai këmbënguli që Evropa duhet të reflektojë thellësisht politikën e saj të zhvillimit dhe politikën tonë të migracionit.

“Evropa, për të cilën unë besoj, është një Evropë e fuqishme sovrane … ajo është gjithashtu një Evropë që i mban kufijtë e saj. Që i mbron ato. Është një Evropë që ka një të drejtë të bazuar dhe të përbashkët të azilit dhe ku përgjegjësia shkon me solidaritet. Është në këto baza që Shengen duhet të riformohet, edhe nëse kjo do të thotë një Shengen me më pak shtete. Unë nuk dua që në shtetet Shengen të them se jam (pjesë e Shengenit) kur është fjala për lirinë e lëvizjes, por nuk dua të jem kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës,”tha ai.

“Ky ri-themelim është i domosdoshëm,” tha ai duke sugjeruar që disa nga vendet anëtare që nuk kontribuojnë në çështjet e migrimit duhet të përjashtohen nga zona. Më parë në mars, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Evropës dhe të botuar në gazeta në të 28 vendet e BE-së, Macron ka bërë thirrje për një “Rilindje Europiane”, duke propozuar reformat e Shengenit.

Por këto lëvizje në BE mund të prekin dhe Shqipërinë, pasi shumë qytetar lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit ku dhe mund të punësohen në periudha të shkurtra. Kjo do të thotë tashmë se  shqiptarët do të mund të lëvizin në më pak shtete europiane.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emanuel macron ngushtimi i shengen ridimensionim i be zona shengen emanuel macron ngushtimi i shengen ridimensionim i be zona shengen

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2019, 09:19

Bëhuni gati për fundin e BE-së që njohim

Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?Ivan Krastev: Libri im sh...