Bota

Humbi 3 fëmijët nga sulmet në Sri Lanka/ Flet miliardieri danez: Mirënjohje njerëzve për mbështetjen

26 Prill 2019, 16:06 Nga DOSJA
Humbi 3 fëmijët nga sulmet në Sri Lanka/ Flet miliardieri danez:

DANIMARKËPak ditë pasi humbi 3 fëmijët e tij në sulmet e Sri Lankës, pronari i miliarder i Asos, Holch Povlseni, e ka përshkruar humbjen si krejtësisht të pakuptueshme, teksa shprehet se është  ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Miliardieri  Povlsen, i cili zotëron një pasuri stratosferike prej rreth 8 miliardë dollarësh, i cilësuar si njeriu më i pasur i Danimarkës, konfirmoi se biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Njerëzit ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të ndezur pishtarë, për të kënduar këngë, për të lexuar lutjet dhe për të mbajtur një heshtje dy minutëshe nga respekti për të vdekurit. Ndërkohë një tjetër shërbim përkujtimor u mbajt në Stavtrup, në periferi të Aarhus, ku jeton familja.

Përkujtime u mbajtën gjithashtu të mërkurën në kryeqytetin e Kopenhagës dhe në qytetin e tretë më të madh Odensë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota holch povlseni pronari i asos sulmet terroriste në sri lanka holch povlseni pronari i asos sulmet terroriste në sri lanka

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2019, 09:19

Bëhuni gati për fundin e BE-së që njohim

Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?Ivan Krastev: Libri im sh...