Bota

Presidenti i ardhshëm i BE-së i prerë: Turqia nuk mund të bëhet pjesë e jona

27 Prill 2019, 06:42 Nga DOSJA
Presidenti i ardhshëm i BE-së i prerë: Turqia nuk mund të

Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Europiane,  pritet të jetë ai që do të zëvendësojë Jean Claude Juncker si President të Komisionit Europian. Pasi të marrë këtë post Manfred Weber, mesa duket nuk e ka në axhendën e tij Ballkanin.

Në platformën e bërë publike së fundmi, përmendën 12 pikat kryesore që do të përbëjnë edhe prioritetet e Weber, ku në krye të listës është blindimi i kufijve të jashtëm europianë me 10 mijë roje deri në vitin 2022.

Ai ka theksuar se do të ndërprerë  bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Turqia ka qenë kandidate për t’iu bashkuar unionit që prej vitit 1999. Bisedimet për anëtarësim nisën në tetor të vitit 2005, por ngecën në 2016-tën, pas atyre që Brukseli i sheh si hapa prapa sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përkeqësimit të pavarësisë se gjyqësorit.

Burimi: EuroNews

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota manfred weber turqia be manfred weber turqia be

Sondazh

Poll