Bota

Ndodh në Brazil, qeveria ‘përjashton’ Shkencat Humane nga financimi. Kjo është arsyeja

26 Prill 2019, 20:57 Nga DOSJA
Ndodh në Brazil, qeveria ‘përjashton’ Shkencat Humane nga

Qeveria e Brazilit ka marrë vendimin që të ulë financimet për shkencat Humane. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Presidenti i Brazilit, Jair M. Bolsonaro.

Me anë të një postimi në Twitter, ai shprehet: “Roli i qeverisë është të respektojë paratë e taksapaguesve, duke u mësuar të rinjve se si të lexojnë, shkruajnë dhe të veprojnë, dhe pastaj të kenë një zyrë që gjeneron të ardhura për personin dhe mirëqenien për familjen që përmirëson shoqërinë rreth tyre”.

Më tej ai vijon: “Ministri i Arsimit @ abrahamWinin studion decentralizimin e investimeve në kolegjet e filozofisë dhe sociologjisë (njerëzore). Studentët tashmë të regjistruar nuk do të preken. Qëllimi është që të përqendrohet në fushat që gjenerojnë kthim të menjëhershëm tek tatimpaguesi, siç janë: veterinari, inxhinieri dhe mjekësia”.

Thënë ndryshe studentët e filozofisë dhe sociologjisë nuk do të përfitojnë nga financimet shtetërore, pasi sipas Presidentit brazilian, ata nuk gjenerojnë kthim të menjëhershëm parash.

O Ministro da Educação @abrahamWeinT estuda descentralizar investimento em faculdades de filosofia e sociologia (humanas). Alunos já matriculados não serão afetados. O objetivo é focar em áreas que gerem retorno imediato ao contribuinte, como: veterinária, engenharia e medicina.

— Jair M. Bolsonaro (@jairbolsonaro) April 26, 2019


(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brazil brazili përjashton shkencat humane nga financimi jair m. bolsonaro brazil brazili përjashton shkencat humane nga financimi jair m. bolsonaro

Sondazh

Poll