Bota

Eurodeputetja: Legalizoni kanabisin, nuk është më i dëmshëm se alkoli

26 Prill 2019, 12:06 Nga DOSJA
Eurodeputetja: Legalizoni kanabisin, nuk është më i

Eurodeputetja Ska Keller është shprehur pro legalizimit të kanabisit. Gjatë një interviste, ku po paraqiteshin idetë e partive politike mbi zgjedhjet e ardhshme për parlamentin evropian, eurodeputetja Ska Keller tha se po ta kishte ajo në dorë, kanabisi do të ishte legal.

Keler shtoi më tej se sigurisht që duhet një kontroll mbi konsumimin e kanabisit, sidomos tek fëmijët, por jo që të jetë illegal.

“Nëse do ta vendosja unë, do të ishte legale. Ajo që duhet ta bëjmë është kontrollimi i kanabisit e jo ndalimi i tij. Ne duhet të kemi një kontrolle më të rrepta, ne duhet të sigurohemi që të miturit të mos përdorin kanabis, ashtu siç është me alkoolin, që në fakt është shumë më i dëmshëm se kanabisi,”- përfundoi Deputetja e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër, Ska Keller.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eurodeputetja ska keller eurodeputetja ska keller

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2019, 09:19

Bëhuni gati për fundin e BE-së që njohim

Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?Ivan Krastev: Libri im sh...