Bota

Haradinaj për president/ AAK: Nuk kemi vendosur se kush do të jetë kandidat për Kryeministër 

22 Dhjetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Haradinaj për president/ AAK: Nuk kemi vendosur se kush do të

KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) nuk ka vendosur ende se kush do të jetë kandidati i tyre për kryeministër të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur anëtari i AAK-së, Rasim Selmanaj, i cili ka thënë se do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit që do të garojë për kryeministër të vendit.

“Ju e dini që ne e kemi propozuar z.Haradinajn për President të vendit. Sot do të shkojmë në takim tek u.d e Presidentit. Do të na përfaqësoj z.Besnik Tahiri, sekretari i Përgjithshëm i partisë. Për shkak të situatës së krijuar së fundi në kohë të shkurtër ne ende nuk kemi vendosur se kush do të jetë kandidati i AAK-së për kryeministër. Do të mblidhemi dhe do të vendosim për këtë çështje”, ka thënë Rasim Selmanaj për gazetën Ekspress.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rasim selmanaj rasim selmanaj

Sondazh

Poll