Bota

FOTO/ Shoferët e kamionëve të bllokuar pas vendimit të Francës, gjoba për parkim të paligjshëm

22 Dhjetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
FOTO/ Shoferët e kamionëve të bllokuar pas vendimit të

BRITANIA E MADHE-Drejtuesit e kamionëve të bllokuar në Britaninë e Madhe pas vendimit të Francës, janë përballur me gjoba për parkim të paligjshëm në lagjet e Kentit.

Sipas The Sun, autoritet kanë thënë se rreth 900 kamionë ishin parkuar ilegalisht, pas ndalimit në Mbretërinë e Bashkuar të urdhëruar nga Franca për shkak të mutacionit të ri, por kjo u hodh poshtë nga kryeministri Boris Johnson, i cili ka këmbëngulur se numri ishte rreth 170.

Situata u zgjidh, pasi Boris Johnson ka komunikuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kamionët u lejuan të kalonin.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.

Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali. Ditën e djeshme Franca ka mbyllur kufinjtë me Britaninë e Madhe, duke shkaktuar kështu kaos për sigurimin e ushqimeve. Situata u zgjidh pas disa orësh përpjekje nga kryeministri Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe mutacioni i covid britania e madhe mutacioni i covid

Sondazh

Poll