Bota

Krijuesi i Pfizer dhe BioNTech shuan frikën: Vaksina është efektive ndaj COVID-it të ri, por mund të bëjmë edhe një të

22 Dhjetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Krijuesi i Pfizer dhe BioNTech shuan frikën: Vaksina është

GJERMANI-Krijuesi i vaksinës Pfizer dhe BioNtech, Ugur Sahin, ka shuar frikën e miliona qytetarëve në të gjithë botën! Në një deklaratë për mediat ai u shpreh i bindur se vaksina e tij do të funksionojë kundër mutacionit të ri të virusit që është shfaqur në Britani. Sahin dha 99% mundësi që kjo vaksinë të jetë dhe kundër mutacionit. Nëse është e nevojshme, krijuesi i vaksinës shtoi se mund të krijohet një e re brenda gjashtë javësh.

“Për momentin ne nuk e dimë nëse vaksina jonë mund të sigurojë mbrojtje kundër këtij mutacioni por nëse proteinat e mutacionit janë 99% identike me formën mbizotëruese të koronavirusit, unë kam besim shkencor në vaksina. Shanset që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta. Por nëse është e nevojshme,  ne mund të fillojmë drejtpërdrejt krijimin e një vaksine që imiton plotësisht mutacionin e ri brenda gjashtë javësh,”– ka thënë ai duke vënë në dukje se është  në proces të kryerjes së studimeve të mëtejshme, duke shpresuar të ketë të dhëna më të besueshme në javët e ardhshme.

Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i ri i covid ugur sahin mutacioni i ri i covid ugur sahin

Sondazh

Poll