Aktualitet

FOTO/ Kjo është Elona, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, dyshohet se ka copëtuar të moshuarit, i ndau në katër val

22 Dhjetor 2020, 11:21 Nga DOSJA
FOTO/ Kjo është Elona, ish e dashura e djalit të çiftit

ITALI– Elona Kalesha, 36-vjeçarja e cila ishte në një lidhje romantike me djalin e çiftit Pasho të cilët u masakruan për vdekje është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet italiane si e dyshuar për ngjarjen.

36-vjeçarja e lindur në Durrës, nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë.

Fotoja e saj është bërë publike në mediat italiane. Elona dyshohet se ka qënë personi i fundit që ka parë të moshuarit.  Ajo jetonte me Taulantin në kohën e zhdukjes së Teuta dhe Shpëtim Pasho. Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokurorja Ornella Galeotti, Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe fyerje të trupave të dy bashkëshortëve. Ajo dyshohet se ka pritur në banesën e çiftit.

Trupat e çiftit Pasho u gjetën të shpërndarë në katër valixhe pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë, pesë vite pas zhdukjes. Dyshja u zhdukën ditën që djali i tyre la qelinë e burgut, dhe u mungonin të gjitha sendet personale bashkë me 40 mijë euro që Shpëtimi kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti në Shqipëri.

Taulant Pasho u gjet, dhe është sërish në burg në Zvicër. Ditën që ai u lirua nga burgu në Itali, Elona priste prindërit e tij në mënyrë që të gjithë bashkë t’i uronin mirëseardhjen nga burgu.

Por kjo gjë nuk ndodhi. Gjithsesi kjo ngjarje është ende e mbuluar me mister për drejtësinë italiane. Ata po hetojnë për prishjet e pazareve të të birit që ishte i ‘përlyer’ në trafikun e dogës, që mund t’i kenë ‘paguar’ prindërit dhe konfliktet e herëpashershme që kishin të ndjerit me Elonën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho shpëtim pasho elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho shpëtim pasho

Sondazh

Poll