Politike

Ndahet nga jeta profesori i historisë, Adem Mezini, Meta shpreh ngushëllimet: Ndihem me fat që kam qenë ish-student i tij

22 Dhjetor 2020, 08:06 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta profesori i historisë, Adem Mezini, Meta shpreh

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta profesori i historisë, Adem Mezini. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i vendit, Ilir Meta i cili e ka pasur profesor në rininë  tij.

Meta shkruan se Mezini ka qënë një nga profesorët më të dashur dhe më të respektuar që ka pasur e se ndihet me fat që ka qënë studenti i tij.

POSTIMI I METES:

Ndihem thellësisht i keqardhur për ndarjen nga jeta të pedagogut veteran të Departamentit të Historisë dhe njërit prej Profesorëve të mi shumë të dashur e të respektuar, Prof.Dr.Adem Mezinit. Ndihem me fat, që kam qenë ish-student e mik i Prof.Dr. Adem Mezinit dhe ruaj kujtime të paharruara, jo vetëm për aftësitë e Tij të spikatura pedagogjike, por edhe për komunikimin tepër të ngrohtë e njerëzor, si një erudit brilant, i cili rrezatonte kurdoherë mençuri e mirësi dhe që me zërin e veçantë e imponues, na i kthente në leksion jete edhe momentet e qëndrimit me të jashtë auditoreve. Ndaj dhimbjen e madhe dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mezini, të afërmve, gjirokastritëve të Tij të dashur, komunitetit të nderuar të historianëve, si dhe të gjithë brezave të studentëve të edukuar prej Tij!
Lamtumirë i dashur Profesor! Të preheni në paqen e merituar dhe i paharruar kujtimi Juaj!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adem mezini ilir meta ndahet nga jeta adem mezini adem mezini ilir meta ndahet nga jeta adem mezini

Sondazh

Poll