Politike

Kastrati komenton vizitën e Presidentes së Kosovës në Tiranë: Ishte skandaloze, Vjosa po kërkon vota!

21 Dhjetor 2020, 21:55 Nga DOSJA
Kastrati komenton vizitën e Presidentes së Kosovës në

TIRANË– Ardian Kastrati, Profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka komentura vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit në Tiranë. I ftuar në emisionin “Open” ai ka thënë se vizita e saj ishte skandaloze dhe sipas tij deklarata e saj që bëri për mineshengenin ishte vetëm për vota. Ai ka thënë ndër të tjera se Minishengen është projekt i mbështetur nga BE ,dhe sipas tij kush del kundër kësaj nuk di politikën.

“Vizitë skandaloze, që nga vizita e saj në Shkup bashkë me një staf që është për mjerim. Të dalësh kundër minishengenit, kjo ka një prapavijë se Vjosa po kërkon vota. Shkoi aty për t’i ulur votat Ramës por vetëm sa ja shtoi, se është shumë e papërvojë. Ajo kërkon vetëm karburant elektoral. Minishengen është projekt i mbështetur nga BE , kush del kundër kësaj se di politikën. Kjo do të rikthehet në Kosovë si më fortë por ka vetëm retorika boshe.”, tha ai.

(a..k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian kastrati ardian kastrati

Sondazh

Poll