Bota

Presidenti kinez Xi Jinping dekoroi më titull universitar ‘mikun’ e tij Vladimir Putin

26 Prill 2019, 11:47 Nga DOSJA
Presidenti kinez Xi Jinping dekoroi më titull universitar

PEKIN- Gjatë një vizite që lideri rus, Vladimir Putin bëri në Pekin, u vlerësua dhe me një titull universitar të premten, nga presindenti kinez Xi Jinping. Ai u dekorua me shkallën e ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti Tsinghua i Pekinit.

“Eshtë një kënaqësi t’i jap këtë titull mikut tim më të mirë”,-tha udhëheqësi kinez Xi Jinping.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin e quajti një nder të madh dhe sëbashku morën pjesë në ‘Samitin e Rrugëve të Reja të Mëndafshit’ të mbajtur në Pekin, ku morën pjesë dhe 40 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverishë.

Më pas ata zhvilluan një takim dypalësh të fokusuar në forcimin e lidhjeve ekonomike ruso-kineze.

Burimi: Le Figaro

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota presidenti kinez xi jinping u dekurua me titull vladimir putin presidenti kinez xi jinping u dekurua me titull vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2019, 09:19

Bëhuni gati për fundin e BE-së që njohim

Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?Ivan Krastev: Libri im sh...