Aktualitet

Vrasja e Xhulio Prelës/ Nikoll Sherrniku lihet në burg, paraqet alibinë: Atë natë kisha ditëlindjen, isha në shtëpi. Avo

22 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Vrasja e Xhulio Prelës/ Nikoll Sherrniku lihet në burg, paraqet

LEZHË– Nikoll Sherrniku, i akuzuar si një prej autorëve të vrasjes së efektivit të Policisë, Xhulio Prela ka dalë ditën e sotme para togave të zeza. Sot, Gjykata e Lezhës ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë pas hekurave deri në përfundimin e hetimit. Edhe pse masa e arrestit ndaj Sherrnikut u vendos që më 15 dhjetor, sërish i riu doli sot para Gjykatës për rivlerësimin e saj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Sherrniku ka shkuar vetë dhe është dorëzuar në Polici që më 19 dhjetor, për të sqaruar gjithë ngjarjen duke nxjerrë edhe alibitë e tij. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim, Brilant Martinaj. Po ashtu Martinaj, nuk ndodhet në Shqipëri, pasi për arsye shëndetësore ndodhet në Turqi.

Sipas Sherrnikut, natën e vrasjes ai ka pasur ditëlindjen dhe ka qënë në banesë së bashku me të afërmit e tij. Këtë alibi ia ka mbështetur publikisht edhe vjehërri i tij, Astrit Gjoka. Megjithatë ende nuk është e verifikuar nga Policia e Shtetit. Edhe avokati i tij,  Ilir Dyzeni ka pretenduar të njëjtën gjë, duke shtuar se makina që u përdor natën e ngjarjes është në pronësi të një personi që ka ndërruar jetë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se është shpallur në kërkim një person i tretë për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt Prelës, në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor, është një tjetër person, dhe nuk ka lidhje as me Sherrnikun dhe as me Martinajn.

Natën që ka ndodhur vrasja, Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte ‘misteriozi’, dhe ka marrë të shara e ofendime nga ky i fundit. Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë.

Sherri ka agravuar në përdorimin e armës edhe nga personi që ende nuk i dihet identeti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën. E ndërsa efektivi nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Wolkswagen Passat”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikoll sherrniku vrasja e xhulio preles xhulio prela nikoll sherrniku vrasja e xhulio preles xhulio prela

Sondazh

Poll