Aktualitet

Kërkohet në Shqipëri për krime të rënda, arrestohet 28-vjeçari në Itali, shqiptari do të ekstradohet drejt vendit tonë

22 Dhjetor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Kërkohet në Shqipëri për krime të rënda,

ITALI– Një shqiptar, i cili kërkohet nga Shqipëria, pasi ka kryer krime është arrestuar në Itali. Mediat e huaja bëjnë me dije se Agjentët e Komisariatit Olbia 28-vjeçarin shqiptar me urdhër të Gjykatës së Apelit në Cagliari. Ai ishte në pritje të një kërkese për ekstradim nga autoritetet shqiptare për krime të rënda të kryera në Shqipëri  përpara se të vendosej në Olbia.

Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë publik, jeton prej vitesh në Olbia. Emri i tij është i njohur për policinë sepse sipas mediave të huaja është raportuar disa herë rek autoritetet gjyqësore për krime të kryera edhe në territorin e Shqipërisë. 28-vjeçari, për të shmangur kontrollet e policisë, e ndryshonte shtëpinë e tij, herë pas here por megjithatë kësaj radhe nuk ka mundur që t’i shpëtojë policisë.

28-vjeçari është dërguar në burgun Sassari-Bancali ku, dhe mwsohet se në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ai do të ekstradohet në Shqipëri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjecari shqiptar ne itali arrestohet 28 vjecari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll