Aktualitet

Masat e reja anti-COVID! Nga sot s’ka fluturime me Anglinë, pas dy ditësh ‘shtrëngohet’ ora policore. Në Rinas, puthje

22 Dhjetor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Masat e reja anti-COVID! Nga sot s’ka fluturime me Anglinë, pas dy

TIRANË– Shqipëria i është shtuar listës së vendeve që kanë shtrënguar masat në prang të festave të fundvitit. Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri më 6 janar, Shqipëria do të pezullojë të gjithë fluturimet me Britaninë e Madhe. Ndërsa të gjithë ata që do të mbërrijnë në vendin tonë do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Ndërkohë që në Rinas pa pasur fluks emigrantës që janë kthyer në atdhe për të festuar festat e fundvitit. 

Pas dy ditësh do të hyjë në fuqi edhe ora policore, akoma më e reduktuar se aktualja që kemi. Nga 24 dhjetori deri më 4 janar, të gjithë duhet të futen në banesat e tyre para orës 20:30, ndryshe nga ora 22:00 që është aktualisht, në të kundërtën do të përballen me gjobë. Më pas në 5 janar, do të rikthehet ora policore 22:00.

Ndërkohë edhe shkollat janë pushim, duke shënuar pauzën më të gjatë dimërore që është dhënë nga institucionet arsimore. Shkolla do të mbyllet më 24 dhjetor dhe do të nisë më 11 janar, ndërsa për çerdhet dhe kopshtet nuk ka një parashikim për datën e hapjes.

Aktualisht në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit janë shënuar 1098 viktima nga 23 mijë e 575 të infektuar me COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll