Aktualitet

Habit Laert Vasili: Grekët e shqiptarët një popull, po të kisha qëndruar në Itali do të më kishin bërë ministër Kultu

22 Dhjetor 2020, 06:26 Nga DOSJA
Habit Laert Vasili: Grekët e shqiptarët një popull, po të

TIRANË– Aktori Laert Vasili është shprehur i revoltuar lidhur me vlerësimin që ka marrë për karrierën e tij në Greqi. I ftuar në emisionin “PolitikOn”, u shpreh se për shkak se ka punuar në Greqi nuk vlerësohet nga politika shqiptare.

Ndërsa pretendon se nëse do ta kishte ndërtuar karrierën e tij në Itali, do të ishte bërë ministër Kulture. Më pas, Laert Vasili shtoi se nuk ka popull grek dhe shqiptar, por janë një dhe të bashkuar.

“Nuk kam lidhje me administratën. Kam qëndruar 20 vite në Athinë. Kam bërë 127 shfaqje të shitura në Athinë, që Teatri kombëtar nuk i ka parë në ëndërr. Mëkati im i madh për politikën është se në festivale kam përfaqësuar Greqinë. Kam qenë në Greqi, se po të isha në Itali do të isha edhe ministër Kulture, por kam qenë në Greqi, te ata maskarenjtë që nuk i do politika shqiptare, edhe pse 50% e tyre janë arvanitas. Grek dhe shqiptarë nuk ka, janë një popull,”- tha Vasili.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laert vasili laert vasili

Sondazh

Poll