Aktualitet

‘Nëse vriten jashtë kanë prekur interesa të mëdha’/ Klodiana Lala flet për ekzekutimin e Brandon Bregut, Artan

22 Dhjetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
‘Nëse vriten jashtë kanë prekur interesa të

TIRANË– Dy gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë komentuar vrasjen e Brandon Bregut nga Lushnja, i cili u qëllua për vdekje me 5 plumba në Spanjë. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se 42-vjeçari ka pasur probleme me rivalët në Spanjë pasi në të kundërt do ta ekzektutonin në Shqipëri. 

Ndërsa gazetari Hoxha, u shpreh se grupet shqiptare jashtë kanë fituar territor dhe se shpreson që të mos bashkohen së bashku, për të krijuar një kartel të mirëfilltë.

PJESË NGA BISEDA:

Klodiana Lala: Nëse kanë probleme me grupet shqiptare i vrasin këtu kur vijnë për festa. Në rastin konkret grupi i Bregut ka pasur përplasje me marokenët. Pra nëse vriten jashtë kanë prekur interesa shumë të mëdha.

Artan Hoxha: Alicante është porta më e madhe e futjes së drograve. Në momentin që do të krijohet një kartel i vërtetë në Shqipëri do e shohim shumë ndryshe. Larg qoftë nëse bëhen bashkë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha brandon bregu klodiana lala artan hoxha brandon bregu klodiana lala

Sondazh

Poll