Aktualitet

‘Shtanga kur i dëgjova emrat’/ Kolegët holandezë i kërkonin të dhëna për grupin nga Lushnja, Klodiana Lala: U sigurov

22 Dhjetor 2020, 06:36 Nga DOSJA
‘Shtanga kur i dëgjova emrat’/ Kolegët holandezë i

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një episod, ku edhe është njohur për herë të parë me Brandon Bregun, 42-vjeçarin nga Lushnja që u vra pak ditë më parë në Spanjë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala u shpreh se dikur ka shoqëruar në Lushnje një grup gazetarësh holandezë që po investigonin lidhur me një bandë nga qyteti që kishte aktivitet në Spanjë dhe në Holandë. Sipas gazetares, asokohe emrat që kolegët e huaj i dhanë për shqiptarët ishin të panjohur për të. 

Në vitin 2019 unë dhe Sandra Bogadani kemi shoqëruar një grup gazetarësh holandezë. Mbaj mend që kur na thanë emrin ne të dyja shtangëm sepse ishte i panjohur për në. Flisnin për një grup nga Lushnja që kishte aktivitet në Spanjë dhe në Holandë dhe që kishte përplasje me marokenët. Merrnin apartamente në Spanjë dhe i përdornin si magazina për drogërat e forta. Unë u gjeta gazetarëve të huaj foto të personave të dyshuar. Ishin të një moshe 30-45 vjeç. Pjesa e familjes së tyre në Lushnje bënte një jetë të thjeshtë,”-tha Lala në fjalën e saj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brandon bregu klodiana lala brandon bregu klodiana lala

Sondazh

Poll