Aktualitet

Artan Hoxha: Autori i vrasjes së Xhulio Prelës ka armën e efektivit, u tremb dhe qëlloi i pari

21 Dhjetor 2020, 22:14 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Autori i vrasjes së Xhulio Prelës ka armën e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se autorët ose autori i vrasjes së Xhulio Prelës, ka qëlluar pasi ka parë armën në duart e efektivit të FNSH-së.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se personi që është afruar tek makina e Prelës ka parë që ky i fundit kishte një armë dhe ka qëlluar i pari me idenë se efektivi mund të reagonte i pari.

“Xhulio Prela nuk e kishte armën të vendosur në brez, por tek frenat e dorës. Personi që është afruar dhe e ka qëlluar, e ka parë që ai ka pasur armë dhe është trembur. Duke menduar që mund të reagojë ai, e kanë qëlluar më parë. Kanë parë armën dhe kanë menduar këtë gjë,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vritet xhulio prela artan hoxha vritet xhulio prela

Sondazh

Poll