Aktualitet

Mutacioni i ri alarmon Britaninë, lektorja shqiptare: Ka shumë paqartësi, përhapet më lehtë

21 Dhjetor 2020, 22:06 Nga DOSJA
Mutacioni i ri alarmon Britaninë, lektorja shqiptare: Ka shumë

TIRANË– Gerta Cami, lektore e kimisë në Universitetin e Bedfordshire, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar situatën e COVID në Britani pas zbulimit të mutacionit  të ri të virusit që ka alarmuar të gjithë botën.

Cami tha se ky virusit ka alarmuar të gjithë vendin, pasi është më i fortë dhe infekton qytetarët më lehtë, ndaj tha se duhet pas shumë kujdes.

Në fakt Britania sot është në një gjendje emergjente. Është në një stad të hershëm, ka shumë paqartësi. Janë tre element që tërheqin vëmendje drejt këtij virusi, ka mutacion që prekin pjesë të virusit që janë të rëndësishme, rrisin aftësinë e virusit që të ngjisin qelizat dhe virusit përhapet me shpejt. Ne kemi rezultatin e Londrës dhe kemi një shpërndarje të madhe dhe janë marrë masa shumë të rrepta dhe ka një izolim total”, u shpreh ajo.

Lektorja u shpreh se virusi ka pësuar deri tani 17 mutacioni dhe tashmë virusi nuk është më ai i zbuluar në Wuhan të Kinës.

Vurisi ka pësuar 17 mutacione dhe ne tani dimë virusi që kemi gjetur në Wuhan të Kinës nuk gjendet sot në vendet e tjera të botës. Mutacioni që ka pësuar tani virusi rrit infektimin dyfish nga virusi”, tha Cami.

Në fund ajo tha se deri në 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer.

Marrë nga TvKlan

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu gerta cami blendi fevziu gerta cami

Sondazh

Poll